Shtyu duelin për shkak të dëmtimit, reagon Fury: Kurrë mos më quani frikacak

6 Shkurt 2024
14:35
Telesport
back button

Sfida e shumëpritur e boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk u shty për në maj, pas dëmtimit që mori në vetull boksieri britanik. Menaxheri i Usyk, Egis Klimas, ishte ulur përkrah boksierit ukrainas  dhe shërbente si përkthyes gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë kur u dha lajmi i shtyrjes së sfidës.

Ai tha për “Sky Sports” se Fury “do të bëjë gjithçka për të mos u përballur me Usyk” përpara se të shtonte me tallje se ndoshta “ai u godit me një tigan të cilin ai e kërkoi”.

Ndërsa Usyk i uroi Fury një shërim të shpejtë, Klimas i qëndroi akuzës se britaniku po shmang përplasjen e shumëpritur me Usyk.

Ai nuk donte të luftonte me Usykun, ai është i frikësuar”, tha Klimas, ndërsa Fury hodhi poshtë me forcë pretendimet e menaxherit. “Ti kurrë nuk ke pasur kurrë duele në jetën tënde dhe po më quan frikacak. Kurrë mos më quaj frikacak”, u shpreh Tyson Fury.

Unë kam pasur 35 luftime si profesionist dhe kam boksuar 18 vjet të jetës sime. Unë jam ngritur në këmbë nga ringu 10 herë nga grushtet që kam marrë nga boksierët më të mëdhenj në histori për të fituar. Asnjëherë nuk jam një frikacak, kurrë nuk jam tërhequr përballë ndonjë sfidë në jetën time”, tha Fury.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit