Shuhen shpresat për Khabib-McGregor, Dana White konfirmon kundërshtarin e rusit

28 Korrik 2020
18:00
Eraldo Harlicaj
back button

Khabib Nurmagomedov do të rikthehet në ring për të mbrojtur titullin e tij. Rusi ka patur një periudhë të vështirë, pasi babai i tij, Abdulmanap, humbi jetën para pak javësh. Presidenti i UFC-së, Dana White, ka bërë me dije se titulli i lightwight do të vihet në ring më 24 tetor në UFC 255.

Kundërshtari i tij do të jetë Justin Gaethje. Ky i fundit mposhti Tony Fergusonin me TKO duke fituar mundësinë e madhe për të fituar titullin kampion. “Do të ndodhë ndeshja, po ua them këtu dhe tani. Kjo ndeshje do të ndodhë. Khabib vs. Gaethje, më 24 tetor”, – tha shkurtimisht Dana White.

Ai foli dhe për vështirësitë që do të ketë Khabib për t’u ndeshur pas humbjes së babait të tij. “Ishte shumë e vështirë për të. Babai ishte heroi i tij, ai e donte shumë dhe kishin një marrëdhënie shumë të mirë”. Khabib ka një rekord prej 28 ndeshjesh të fituara, ai ka fituar 12 sfida në UFC dhe është ende i pamposhtur.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit