“Shumë aksidente, shpresoj që titullin të mos e vendosin komisarët e garës”

14 Shtator 2021
13:46
Gentian Spiri

Incidenti i garës së fundit të zhvilluar në Monza mes Lewis Hamilton e Max Verstappen ka shqetësuar edhe drejtorin e garave të Formula 1, Ross Brawn. Ai ka folur për mediat për situatën e krijuar, duke u kërkuar të gjithëve të ruajnë qetësinë dhe të evitojnë përplasjet në pistë gjatë garës.

Është e qartë që të dy pilotët mund ta kishin evituar kontaktin. Tashmë kemi dy gjela në kotec, asnjëri nuk tërhiqet dhe kjo është pasoja. Asnjëri prej tyre nuk do të tërhiqet deri në fund të sezonit. Shpresoj që titulli të vendoset në pistë dhe jo nga vendimet që do të marrin komisarët e garës”, tha Brawn.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit