Shumë gjigantë të interesuar, Palotta gati të shesë Romën për një shifër të frikshme

21 Nëntor 2019
17:38
back button

Roma ka konfirmuar se ka nisur negociatat me investitorë të rinj dhe James Palotta raportohet t’i ketë vënë çmimin 800 milionë euro klubit.

Friedkin Group raportohet të ketë shfaqur interes prej kohësh, por tani pretendohet se gjigantë të tjerë i janë bashkuar garës për të blerë klubin.

Il Messaggero raporton se familja mbretërore Mayhoola nga Katari ka shfaqur interes, së bashku me Qatar Sports Investments, që janë pronarët e PSG.

Mubadala Development Company dhe Adia gjithashtu thuhet të kenë shfaqur interes, por Friedkin Group është në krye të garës, gati të paraqesë ofertën e parë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit