Shumë ndeshje brenda pak kohësh, De Biasi: Mos e ekzagjeroni, nuk është e pamundur…

27 Maj 2020
18:32
Telesport
back button

“Nuk besoj se është e pamundur të luhen 12 ndeshje në kaq pak kohë…”. Gianni de Biasi, ish-trajneri i Shqipërisë, duke folur për “Tutti Convocati” në Radio24, analizon rinisjen e mundshme të Serie A.

“Nëse largohemi disi nga situatat mendore që krijojmë vetë ne, atëherë mund të bëhet çdo gjë. Futbollistët janë atletë, kanë bërë stërvitje dhe janë ushqyer rregullisht. Nuk është se dikush është më i privilegjuar se tjetri”.

“Flasim për djem të shëndetshëm që mund të kenë pasur një jetë të reduktuar nga liritë individuale, por mund të mbaheshin në formë. Besoj se brenda 3 javësh Serie A mund të rinisë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit