“Shumë njerëz do të ndryshojnë mendim për mua”, Neymar: Jeta ime është një kaos perfekt

19 Janar 2022
15:38
Denis Hakanaj
back button

Në fundin e muajit do të dalë në Netflix një dokumentar që do të rrëfejë nga afër jetën e Neymar. “The Perfect Chaos” është emri i veprës që do të ketë detyrën të përshkruajë brenda dhe jashtë fushës yllin brazilian, i cili ka thënë për ESPN se do t’i ndryshojë mendimin shumë njerëzve.

NEYMAR i VËRTETË – “Shumë pak njerëz e njohin Neymar-in e vërtetë. Vetëm miqtë e mi më të ngushtë, familja ime, disa shokë skuadre dhe tani ndiej se mund të zbuloj më shumë për jetën time. Jam i bindur që ky dokumentar do t’i ndryshojë mendjen shumë njerëzve”.

KAOS PERFEKT – “Pse titulli The Perfect Chaos? Thjesht sepse jeta ime është një kaos perfekt. Kështu ka qenë gjithmonë. Që nga momenti kur në moshën 6 vjeç kam patur një aksident me prindërit e mi, aty ka nisur kaosi. Më pas e kemi marrë veten dhe nuk më ka ndodhur më asgjë.

“Por në të gjithë këtë kaos, gjërat kanë shkuar në mënyrë perfekte sepse kam patur një jetë shumë të bukur dhe jam mirënjohës për gjithçka: për familjen time, për të gjithë miqtë e mi, për gjithçka që Zoti ka bërë në jetën time dhe mendoj se ky titull është perfekte sepse kam patur shumë probleme, por gjërat kanë shkuar mirë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit