“Shumë pak e dinë”, Pavard rrëfen makthin: Nuk ka qenë aspak e lehtë

26 Shtator 2022
9:10
Denis Hakanaj
back button

Mbrojtësi i Bayern-it, Benjamin Pavard, ka kaluar një moment shumë të vështirë. Ai e ka rrëfyer këtë në një intervistë të dhënë për L’Equipe:

“Kur erdhi Covid ka qenë një periudhë e vështirë. Në nivel personal nuk ka qenë e lehtë të rrija vetëm në një vend që nuk ishte i imi”, ka thënë francezi.

“Larg familjes, larg miqve të mi. Diçka nuk shkonte në jetën time, por më ka ndihmuar të rritem. Kam vazhduar përpara, jam përmirësuar.

“Shumë pak e dinë se çfarë kam kaluar. Vetëm sepse fiton mirë nuk do të thotë se je i lumtur. Zgjihesha dhe nuk kisha uri: mundohesha të kujdesesha për veten. Nuk më pëlqen fjala, por ishte depresion”, ka pranuar ish-lojtari i Stuttgart-it.

Në të njëjtën intervistë, Pavard ka siguruar se nuk i përdor kritikat për t’u motivuar, por se i injoron të gjitha:

“Një karrierë vetëm në majë do të ishte fantastike, por nuk ekziston. Jemi akoma njerëz. Nuk lexoj asgjë. Për t’u përmirësuar dëgjoj vetëm njerëzit e mi dhe trajnerët, jo gazetarët”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit