Shumë zhurmë për asgjë, në “San Siro” mes Milan dhe Juventusit fiton Interi

23 Janar 2022
22:46
Telesport
back button

Barazim pa gola, me pak emocione, edhe pse rastet më të pastra ishin në këmbët e Milanit. Juventusi ia del të marrë 1 pikë me mjaft vlera në “San Siro” dhe mban kështu ende shpresat për zonën Champions, kurse Milani tani e sheh Interin 4 pikë larg dhe zikaltërit kanë edhe një ndeshje më pak, atë ndaj Bologna.

Por, pas dy javësh do të jetë derbi. Një notë negative te Milani, dëmtimi i Ibrahimovic, që doli jashtë që në fillim të pjesës së parë. Duhet parë se sa do të qëndrojë jashtë fushave.

Leao pati shkëndijat, ndërsa Calabria iu afrua golit, ashtu si edhe Theo. Edhe Giroud provoi pak, kurse Maignan nuk u vu kurrë në vështirësi nga bardhezinjtë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit