“Si do të më presi Napoli? Me dashuri…”

20 Qershor 2019
12:08
Anton Cicani
back button

Në tre vite te Napoli ke recituar pjesën për të sfiduar Juventusin? "Jo! Bëra atë që mund të bëja. Për detyrim moral, sepse po përfaqësoja një popull që dashuronte skuadrën e saj dhe nuk fitonte prej 30 vitesh. Për detyrim profesional, sepse kam detyrim që të nxjerr 110% nga të gjithë…"

"Nëse do të shkoj në "San Paolo" dhe do  të më duartrokisin, është dashuri… Por, edhe nëse do të shkoj dhe do të më vërshëllejnë, është dashuri. Pra, në të dy rastet do të dal nga fusha i dashur për njerëzit".

"De Laurentis? Nuk kam folur me presidentin, por e dini çfarë raporti kam me të. Do ta falënderoj gjithmonë, sepse më dha mundësinë e madhe".

"A kam folur me Allegrin? Jo, sepse vera ishte tepër e vështirë për mua, të paktën deri tani. Do të kem mundësi të flas me të, ndoshta takohemi. Por, në fakt ndodh shpesh që kur takohemi flasim për gjëra të tjera përveç se për futboll".

Lajme të tjera

Lajmet e fundit