“Si ishte të luaja me Ronaldon, ja dy idhujt e mi të fëmijërisë”

15 Janar 2022
12:26
Alfred Lleshi
back button

Qendërsulmuesi francez, Benzema, flet edhe për Cristiano Ronaldon: “Është e thjeshtë. Kur luante për Real Madridin, shënonte nga 50 deri në 60 gola në vit. Pra, duhet të përshtateni me këtë realitet.

Më duhej të lëvizja më shumë në fushë, të krijoja hapësira për të, sepse Ronaldo ishte më i tërhequr nga golat se unë. E ndihmova ashtu siç më ndihmoi mua. Kur u largua ndryshoi situate dhe më mbetej mua të hyja në zonë, të shënoja gola, të asistoja për shokët e tjerë”.

Benzema tregon se cilët ishin idhujt e tij, Ronaldo dhe Zidane: “Unë u rrita duke parë ‘Fenomenin’ dhe ai mund të bënte vërtet gjithçka. Më pëlqenin shpërthimet e tij. Mahnitesha nga Zidane, i cili dinte gjithmonë se kur të bënte pasimin e duhur”.

Benzema kishte rival Mbappe për lojtarin më të mirë të vitit 2021 në Francë. Të dy do të gjenden përballë njëri-tjetrit në 16-she të Ligës së Kampionëve. Duke folur për ndeshjen kundër parizienëve, Karim komentoi: “Nëse doni të shkoni deri në fund, duhet t’i mposhtni të gjitha skuadrat. PSG është ndër favoritët, por ne nuk kemi frikë.

Janë dy ndeshje futbolli, duam të kualifikohemi, të shkojmë deri në fund. Dy repartet sulmuese? Nuk është e njëjta gjë. Sulmuesit e PSG nuk janë të së njëjtës moshë me ne, nuk kanë të njëjtën përvojë. Kushdo që e luan atë ndeshje në ekipin e vet do të jetë në formë të mirë dhe kushdo që është më i përgatitur, fiton”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit