Si mund të rreshtohej PSG me CR7: ja sulmi i frikshëm prej 2.218 golash

15 Nëntor 2022
16:30
Denis Hakanaj

Largimi i Cristiano Ronaldos nga Manchester United po afrohet më shumë pas intervistës shpërthyese të superyllit të futbollit me Piers Morgan. 37-vjeçari u shfry kundër në United për gaztearin e SunSport në TalkTV.

Ronaldo ka thënë se ndihet i tradhtuar nga klubi i Old Trafford dhe beson se drejtuesit po përpiqen ta heqin qafe atë. Ai gjithashtu sulmoi trajnerin Erik ten Hag, të cilin ai nuk e respekton, si dhe ish-shokun e skuadrës e Djajve të Kuq, Wayne Rooney.

Më shumë do të dalë nga intervista me Morgan, ku Ronaldo jep një përgjigje “magjepsëse” se në cilin klub mund të luajë në të ardhmen. Morgan tha për talkSPORT këtë mëngjes se fansat do të befasohen kur intervista e plotë do të publikohet në TalkTV këtë javë.

United thuhet se është i zhgënjyer me Ronaldo-n për intervistën, por çdo ndëshkim i mundshëm në këtë pikë është i paqartë. Ata kanë lëshuar një deklaratë të paqartë duke thënë se do të “shqyrtojnë përgjigjen e klubit pasi të jenë vërtetuar faktet e plota”. Sidoqoftë, Ronaldo i ka hapur derën për një lëvizje te gjiganti i Ligue 1, Paris Saint-Germain në një biografi të re.

Sipas Le’Equipe, ai tha: “Dera është e hapur. Vetëm me portugezët nga rajoni i Parisit, klubi mund të mbushë stadiumin. Unë e shoh veten mirë në Parc des Princes, përballë pesëdhjetë mijë portugezëve. Kjo do të ishte madhështore”.

Nëse Manchester United vendos se dëshiron të ndahet me CR7 përpara fundit të sezonit, PSG mund të jetë një opsion i mundshëm financiar për pesë herë fituesin e Topit të Artë. Një lëvizje e tillë do ta bënte atë gjithashtu të lidhej me rivalin e vjetër Lionel Messi, i cili ka fituar shtatë Topa të Artë.

Dyshja kanë shënuar 1603 gola në total. Messi mund të luajë mbrapa Ronaldo-s në rolin e fantazistit, me Neymar në të majtën e tij dhe fituesin e sigurt të ardhshëm të Topit të Artë Kylian Mbappe në të djathtën e tij.

Marco Verratti do të drejtonte mesfushën së bashku me Danilo Pereira. Mbrojtësit e rinj, të shpejtë dhe sulmues, Nuno Mendes dhe Achraf Hakimi do të luanin në krah. Dhe Presnel Kimpembe me Marquinhos do të ishin para fituesit të Euro 2020, Gianluigi Donnarumma.

PSG është ende në kërkim të triumfit të parë në Champions League. Parisienët i shkuan shumë afër në vitin 2020, ku arritën në finale, por humbën kundër Bayern Munich. Me një katërshe sulmuese që ka një total prej 2,218 golash, ata do të ishin favoritët për ta fituar turneun.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit