Nëse do të futemi në “xhepat” e klubeve do të zbulojmë se…

21 Janar 2019
15:43
back button

Një renditje, jo në bazë të fitoreve, por në bazë të parave që kanë në llogaritë bankare klubet shohim që kampion është Real-i pavarësisht performancave që lenë për të dëshiruar këto kohë. 

Në të ardhurat e përgjithshme kampion është Real Madrid-i me 742 milionë euro, e ndjekur nga Barcelona me 689 milionë euro dhe në vend të tretë Manchester United me 665 milionë euro. Bayern-i (596 milionë), Manchester City (568 milionë), PSG-ja (542 milionë) dhe Juventus (402 milionë).

Studimi "Kpmg Football" ka vëzhguar mirë “xhepat”e klubeve dhe ka zbuluar se ekipi që ka fitimin më të lartë neto është PSG-ja, ndërsa për të ardhurat operacionale kampion është Barcelona. 

Interesante por kryesuesi i renditjes me portofolin më të madh të shpenzuar për lojtarët është Manchester City, me vlerë 1,182 milionë euro, e ndjekur nga Barcelona më një vlerë të të gjithë lojtarëve së bashku prej 1,101 milionë euro. 

Nga Anglia, në Spanjë ndërsa vendin e tretë e ka një ekip francez, është pikërisht Paris Saint-Germani, me 897 milionë euro.

Juventus me 729 milionë euro në total dhe Bayern që mban vlerën 764 milionë euro. 

Ndërsa në renditjen e futbollistëve që fitojnë më shumë nga loja e tyre është Neymar, kryesuesi me 223 milionë, i ndjekur nga shoku i tij i ekipit Mbappe (215 milionë euro), i treti Messi me 203 milionë euro. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit