Si sot 35 vite më parë, kur Mark Hughes luajti dy ndeshje me dy skuadra, në të njëjtën ditë

12 Nëntor 2022
14:04
Alfred Lleshi
back button

Kupa e parë botërore e dimrit do të startojë brenda vetëm 9 ditësh dhe po sjell disa përçarje serioze në kalendarin e futbollit të klubeve. Për shembull, raundi tjetër i “Carabao Cup” do të zhvillohet vetëm disa ditë pas kalendarit të Kupës së Botës dhe mund të ketë një skenar ku Manchester City dhe Liverpool, të cilët janë çiftuar kundër njëri-tjetrit, të jenë pa disa nga yjet e tyre.

Kjo pritet të ndodhë nëse ato nuk përpiqen të prodhojnë diçka të përafërt me atë që Hughes bëri gjatë gjithë rrugës në vitin 1987. E para për ish-lojtarin e Manchester United ishte një ndeshje kualifikuese për Kampionatin Evropian me Uellsin, i cili po luante kundër Çekosllovakisë në Pragë.

Ato duhej të fitonin për t’u kualifikuar në “Euro 1988”, por humbën 2-0, me Ivo Knoflicek dhe Michal Bilek si golashënues. Hughes luajti plot 90 minuta dhe më pas, menjëherë pas fishkëllimës së fundit, ai u fut në një makinë “Lada” me çantën e tij dhe u dërgua diku me aeroplan. Nuk kishte kohë për ngrohje apo dush.

Uli Hoeness, presidenti i Bayern Munich, klub të cilit Hughes i ishte bashkuar si huazim nga Barcelona, ​​ishte me të për udhëtimin pasi bëri marrëveshjet e nevojshme për t’i dhënë mundësinë sulmuesit të luante ndeshjen e dytë brenda ditës për bavarezët.

Hughes mbërriti në bavari për raundin e dytë të Kupës së Gjermanisë kundër Borussia Monchengladbach, në mbrëmje. Hoeness, i cili kishte bërë gjithçka me fuqinë e tij për të siguruar që Hughes të mund të bënte detyrë të dyfishtë, më pas e çoi atë në “Olympiastadion” me Porsche-n e tij të gjelbër.

Në stadium mbërritën në pjesën e parë dhe Hughes hyri në fushë mbas një ore lojë, me Bayernin që po humbiste 1-0. Lothar Matthaus shënoi golin e barazimit, përpara se Michael Rummenigge, vëllai më i vogël i Karl-Heinz të shënonte dy gola për fitoren në kohën shtesë.

Duke kujtuar atë ditë të jashtëzakonshme në podcast-in e UTD-së, Hughes tha: “Arritëm atje në pjesën e parë. Duhet të kem qenë tashmë në fletë-prezencën e ekipit. Ishte një lojtar gjerman i quajtur Armin Eck, i cili dukej i ngjashëm me mua. Ai ishte gjithashtu në stol dhe mendoj se tifozët mendonin se isha unë.

Ishte një stadium i mbushur plot. Ne po humbnim 1-0 dhe unë hyra në lojë pas 60 minutash. E fituam ndeshjen dhe unë isha një hero i madh! Realiteti ishte se nuk mora ndonjë shqelm, edhe pse isha i trullosur. Po mendoja: Çfarë dreqin po bëj?

Po vrapoja, më mungonin topat dhe u rrëzova. Unë hyra me Michael Rummenigge dhe ai shënoi dy gola për të fituar. E gjithë vëmendje ishte tek unë, sepse luajta dy ndeshje në një ditë, gjë që ishte e çmendur”. Hoeness kishte bërë të njëjtën gjë disa vite më parë, duke u siguruar që Soren Lerby të luante për Danimarkën kundër Islandës, përpara se të përfaqësonte Bayernin disa orë më vonë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit