Si sot 36 vite më parë; kur luhej finalja më e papritur në historinë e Champions-it

7 Maj 2022
8:38
Alfred Lleshi
back button

Më 7 maj 1986, Steaua e Bukureshtit u bë ekipi i parë rumun dhe në përgjithësi ekipi i parë nga Evropa Lindore që fitoi Kupën Evropiane / Champions League.

Suksesi, përkundër të gjitha gjasave, erdhi ndaj Barcelonës, e cila gjithashtu kishte avantazhin e të luajturit të finales në Spanjë, pikërisht në “Sanchez Pizjuan” të Sevilla.

Katalanasit ishin superiorë në letër, por nuk e treguan këtë në fushë. Ata nuk arritën ta zhbllokonin rezultatin e ndeshjes as në 120 minuta lojë. Steaua arriti ta përmbajë kundërshtarin, duke e dërguar fatin e finales te penalltitë.

Dhe nga 11-metërshat, në skenë hyri heroi i mbrëmjes, Helmuth Duckadam. Portieri rumun priti katër nga katër goditjet nga pika e bardhë.

Për Steauan, dy nga katër penalltitë (ajo e Lacatus dhe Balint) ishin të mjaftueshme për të fituar një nga Kupat Evropiane më të papritura në histori.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit