S’ia kishte marrë kurrë mendja, futbollistit të PSG i ndodh e papritura me prostitutën

27 Tetor 2021
12:48
Alfred Lleshi

Diçka e pahijshme i ka ndodhur një lojtari të klubit parizien të futbollit. Sipas raportimeve nga “Le Parisien”, të martën mbrëma, një futbollist, aktualisht anonim, dyshohet se është vjedhur nga një prostitutë.

Mediat franceze raportojnë se futbollisti ka qenë në makinën e tij kur, rreth orës 20:00, në semaforin e kuq të Reine-Marguerite, në perëndim të Parisit, një prostitutë i ka hyrë në automjet dhe i ka marrë portofolin e celularin, që i kishte lënë pranë sediljes së shoferit.

Lojtari nuk do të kishte zgjidhje tjetër veçse ta përmbushte kërkesën e prostitutës, që t’i kthente celularin, por jo portofolin. Në këtë mënyrë, vjedhja ishte “vetëm” rreth 200 euro.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit