“Sido që të shkojë, do të jetë hera e parë që ndodh kjo me titullin e Serie A”

19 Maj 2022
8:36
Alfred Lleshi

“Sido që të shkojë, do të jetë titulli i parë për njërin mes Stefano Piolit dhe Simone Inzaghit”. Kështu shkruan Giancarlo Dotto në faqet e “Corriere dello Sport”, duke vijuar: “Të dy, në fakt nuk e kanë fituar kurrë titullin.

Trajneri i kuqezinjve është më afër vijës së finishit. Humbja ndaj Sassuolos, për sa i përket vetëvrasjes në futboll, do të përfundonte në podium me Milanin e Rocco-s në Verona, Romën e Eriksson-it me Lecce dhe Interin e Cuper-it në ‘Olimpico’ me Lazion”.

Mundësia për të hequr etiketën e një trajneri të mirë, por jo për një klub të madh është e papërsëritshme dhe Stefano nuk dëshiron ta lërë t’i ikë nga duart. Për Inzaghin, shpata e Damokleut quhej Antonio Conte.

Mbërritja pas tij, pas “pajës” së trajnerit aktual të Tottenham, pasi Interi kishte humbur Lukakun dhe Hakimin, ishte një sprovë për shumë të guximshëm. Simone Inzaghi e mori përsipër këtë detyrë edhe duke qenë antiteza e tmerrshmërisë “contiane” dhe i tërbimit të egër të paraardhësit nga Salento.

Në rastin e tij, titulli do të ishte një “dehje totale” vetëm sepse sot ka shumë pak gjasa. Me organikën në dispozicion dhe progres në dorë, Inzaghi duhej ta kishte fituar këtë kampionat disa ndeshje përpara fundit. Ai, një njeri i ndershëm, është i pari që e di mirë këtë…”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit