Simeone dhe Atl.Madrid nuk dorëzohen: “Nuk është kjo java më e errët”

16 Mars 2019
22:42
back button

Disfata e thellë në Torino përballë Juventus me rezultatin 3-0, që eliminoi Atletico Madrid nga Champions League ka lënë pasoja të rënda te skuadra e trajnerit Diego Simeone, që mbrëmjen e të shtunës u mposht edhe në La Liga nga Atheltic Bilbao me rezultatin 2-0.

Gjithsesi, për teknikun argjentinas kjo nuk është java e tij më e errët te madrilenët. I pyetur nëse kjo ishte java më e errët që kur ka marrë drejtimin e Atletico Madrid, trajneri argjentinas, Diego Simeone deklaroi: “Jo, java më e vështirë ka qenë kur humbëm finale e Champions League”.

“Ne jemi mësuar të vazhdojmë të luftojmë, të vazhdojmë të garojmë. Është koha të analizojmë dhe të rritemi. Ndodhemi në pozita të privilegjuara në La Liga dhe shpresojmë të ruajmë këtë pozicion deri në fund”, deklaroi trajneri i Atletico Madrid, Simeone.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit