Diego Pablo Simeone kërkon përforcime dhe është i gatshëm të peshkojë në Itali.
Përparësia në shtëpinë e Atletico Madrid është të gjejë një përforcim për krahun e majtë, pozicion ku po zhgënjejnë Samu Lino dhe Rodrigo Riquelme, ashtu si Javi Galan.
Për këtë arsye Simeone duket se shikon tek Angelino i Roma-s një përforcim ideal për skuadrën e tij.
Klubi madrilen është i bindur se mund ta marrë nga Roma për më pak se 20 milionë euro, sipas El Nacional.
Gjithashtu, Simeone duket se i ka kërkuar klubit të marrë edhe nga Weston McKennie, mesfushor amerikan i Juventus-it.
Deri tani, McKennie nuk ka qenë në qendër të projektit taktik të Thiago Motta-s dhe mund të largohet nga bardhezinjtë në merkaton e janarit.