Simeone: Është si Inzaghi, por në kohën e tij nuk kishte VAR

17 Janar 2020
20:37
Denis Hakanaj
back button

Trajneri i Atletico Madrid,  Diego Simeone, ka folur në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së kampionatit kundër Eibar. Trajneri i ka kushtuar disa momente edhe Alvaro Morata-s, të cilin e ka krahasuar me ish-sulmuesin italian, Filippo Inzaghi.

“Ka lojtarë që kanë disa karakteristika”, ka thënë Cholo në lidhje me cilësitë e Morata-s. “Mbaj mend se Inzaghi ishte një futbollist që luante gjithmonë në limit, por në kohën e tij nuk kishte VAR”.

“Edhe Morata luan në limitet e pozicionit jashtë loje dhe i njohim mirë karakteristikat e Eivar-it. Shpresojmë që Alvaro të ketë kthjelltësinë që  t’i zgjidhë ato situata në favor të skuadrës”.

Në lidhje me shkarkimin e Valverde-s: “Nuk jam askush për të diskutuar atë që po ndodh në shtëpinë e një familje tjetër. Valverde është një trajner i madh, e ka lënë skuadrën në vendin e parë në kampionat dhe të kualifikuar në Champions”.

“Një trajner i madh, një person i madh me një nivel edukate dhe respekti shembullor”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit