Simeone: Fusha, dëmtimet, lodhja… detajet janë në favor të Juves

11 Mars 2019
18:27
Telesport
back button

Nesër është dita e madhe. Atletico Madrid do të provojë të mbrojë në “Allianz Stadium” avantazhin 2-0 ndaj Juventusit, një mision i vështirë por jo i pamundur. Në fushë do të zbresin dy skuadra të mëdha dhe pretendente për të fituar Champions League. Ndaj trajneri Diego Simeone i ka të qarta idetë për këtë përballje të dytë me kampionët e Italisë. “Godin nesër do të luajë dhe do të jetë rregullisht në fushë”, tha Simeone.

Juventusi ka pushuar një ditë më shumë se ne, por kjo është relative. Në rast se humbasim ky nuk do të jetë një shfajësim. Ne jemi mësuar me ndeshje çdo tre ditë, ndaj jemi gati”, tha Simeone gjatë konferencës për shtyp zhvilluar sot në Torino.

Mendoj se kur bëhet fjalë për ndeshje me eliminim direkt dhe kur përballë janë dy ekipe të forta, si në këtë rast, është njësoj sikur luhet me dy kohë. Njëra është luajtur në Madrid, nesër luhet koha e dytë. Secili përpiqet të organizohet sa më mirë kur luan në shtëpinë e tij dhe më pas janë detajet ato që bëjnë diferencën. Futbolli është i bukur edhe për këtë gjë”, tha Simeone.

Trajneri argjentinas pranon se mungesat që ka e penalizojnë, por ai sheh përpara duke menduar për ata lojtarë që ka në dispozicion e do të hedhë në fushë. “Të gjithë ata që më mungojnë janë të rëndësishëm, por po mendoj ende se kë do të hedh nesër titullar në fushë. Po përpiqem të përzgjedh ata lojtarë që bëjnë të mundur një qarkullim të mirë të topit dhe që gjërat të funksionojnë sa më mirë”, u shpreh Diego Simeone.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit