Simeone gjen një xhevahir në Brazil, shkruhet kontrata

19 Nëntor 2019
19:16
Eraldo Harlicaj
back button

Atletico Madridi është shumë pranë firmës me mesfushorin brazilian, Bruno Guimaraes. Lojtari i Atletico Paranaenses ka bërë mirë në kampionatin brazilian dhe ka fituar vëmendjen e shumë klubeve europiane. 

22-vjeçari ka një çmim prej 25-30 milionë eurosh në treg dhe ka fituar zemrën e Diego Simeones. Ky i fundit po mendon për të ardhmen dhe pas Joao Felix mund të bëjë një tjetër goditje të rëndësishme. 

Yahoo shkruan se lojtari ka refuzuar rinovimin me Paranaensen, pasi ka një kontratë që e lidh me brazilianët deri në vitin 2023. Klauzola e tij e lirimit është 40 milionë euro, por Atletico po punon që ta marrë me një çmim më të lirë. Avokati i Paranaenses është parë në Madrid dhe po përgatit detajet e kontratës me zyrtarët e Atelticos. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit