Simeone heq dorë nga Lautaro dhe Dybala, do yllin tjetër të Serisë A

10 Maj 2022
17:29
Denis Hakanaj
back button

Merkato e verës do të jetë ao e lamtumirave të sulmuesve, madje është që tani. Nga Haaland te Mbappe, duke kaluar nga Dybala, shumë emra mund të ndërrojnë fanellë në fundin e sezonit.

Ka shumë skuadra që duhet të ndërhyjnë në repartin e sulmit, mbi të gjitha mes ekipeve të mëdha të Europës. Një nga këto skuadra është edhe Atletico Madrid.

Simeone ka shumë mundësi që të humbasë Luis Suarez në fund të sezonit, ndërsa e ardhmja e Griezmann mbetet akoma e paqartë. Me Morata-n që mund të mos blihet nga Juventus, por që nuk bën gjithsesi pjesë në planet e Cholo-s, Colchoneros duan të bëjnë një goditje.

Lautaro Martinez dhe Dybala janë dy emrat për të cilët është folur më shumë në muajt e fundit, por mund të jetë një tjetër yll i Serisë A emri i duhur.

Për Atletico Madrid, në fakt, është kthyer në modë emri i Luis Muriel. Sipas todofichajes.com, trajneri argjentinas i ka kërkuar klubit të tij blerjen e 31-vjeçarit, për të cilin interesohen edhe Inter-i me Juventus-in.

Muriel ka një kontratë me Atalanta-n deri në vitin 2023, por te bergamaskët mund të ketë një revolucion këtë verë. Kështu, shitja e Luis Muriel nuk mund të përjashtohet dhe Atletico Madrid është gati të përfitojë.

Pengesa më e madhe mund të jetë ekonomike: Atalanta e vlerëson kolumbianin të paktën 20 milionë euro, ndërsa në Madrid nuk duan të ofrojnë më shumë se 15 milionë euro.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit