Simeone i bën një nder Juventus-it, refuzon yllin argjentinas për dy arsye

28 Maj 2022
17:16
Denis Hakanaj
back button

Angel di Maria mund të jetë gjithmonë edhe më afër Juventus-it. Një e dhënë tjetër ka ardhur në orët e fundit për të ardhmen e argjentinasit.

Sipas Marca-s, në fakt, përfaqësuesit e argjentinasit, tashmë ish-lojtar i Paris Saint-Germain, duket se ka provuar të transferohet te Atletico Madrid, por ka marrë një përgjigje negative.

Nga sa mësohet, në javët e kaluara, Di Maria duket se i është ofruar Atletico-s, por Colchoneros nuk kanë qenë të interesuar për të për disa arsye të thjeshta: mosha 34 vjeç dhe kërkesat e larta ekonomike.

Refuzimi i Atletico Madrid-it të Simeone-s i ka hapur kështu dyert e Juventus-it argjentinasit. Bardhezinjtë duan ta mbyllin sa më shpejt  operacionin.

Për futbollistin flitet për një kontratë prej 7 milionë eurosh në sezon. Di Maria ka veshur në karrierë fanellat e Rosario Central, Benfica, Real Madrid, Manchester United dhe Paris Saint Germain dhe tani duket gjithnjë dhe më afër aventurës së parë në Itali.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit