Simeone i konsideron të tepërt, Atletico nxjerr në shitje 3 futbollistë

14 Shtator 2021
12:37
Telesport
back button

Atletico Madrid po përgatitet për të kryer disa shitje lojtarësh gjatë merkatos së janarit.

Sipas “Calciomercato”, te skuadra e trajnerit Diego Simeone ka mjaft lojtarë të tepërt, që nuk bëjnë pjesë në planet e argjentinasit.

Të gjithë ata do të largohen gjatë merkatos së janarit. Bëhet fjalë për Hector Herrea, Ivan Saponjic dhe Sime Vrsaljko.

Nuk dihet nëse lojtarët do të jepen në formë huazimi apo do të shiten përfundimisht, por për momentin ata konsiderohen të tepërt.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit