Simeone: Kjo gjë po na shkatërron, duhet të veprojmë si në Angli

1 Shtator 2019
13:35
Telesport
back button

Trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone, në prag të ndeshjes ndaj Eibar në La Liga ka folur edhe një herë për merkaton dhe për problemin e madh që ajo krijon në momentin që kampionati ka nisur. “Unë, si shumë trajnerë kemi të njëjtin mendim, që të mbyllet sa më shpejt”, tha Simeone.

Mezi presim që të përfundojë për të parë se me cilin grup lojtarësh do të punojmë të paktën deri në fund të dhjetorit. Dëshiroj që të veprojmë si në Angli, që merkato mbyllet ditën që nis kampionati. Kështu jemi gjithnjë nën presion dhe të stresuar”, tha argjentinasi.

Kohët e fundit është folur për një transferim të mundshëm të sulmuesit Mauro Icardi te skuadra “colchoneros”, por Simeone ka evituar këtë argument. “Icardi? Nuk është pjesë e Atletico, ndaj nuk e kam idenë se çfarë ndodh me të”, tha Simeone.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit