Simeone: Ky ekip më i dobët se ai me të cilin fitova në La Liga

3 Shtator 2019
19:40
Telesport
back button

Trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone, ka folur pas startit të shkëlqyer që skuadra e tij i ka bërë La Ligas, me 3 fitore në po kaq ndeshje të luajtura. Skuadra “colchoneros” udhëheq renditjen me 9 pikë të plota, duke e bërë pretendente për titullin kampion.

Gjithsesi, trajneri argjentinas qëndron me këmbë në tokë. Madje ai bën krahasime me skuadrën e sezonit 2013-2014, me të cilën ai fitoi titullin e vetëm në La Liga. Simeone shprehet se ky grup nuk është ende aq i fortë si ai i 5 viteve më parë.

Simeone shprehet se ka një ekip me shumë djem të rinj dhe pa përvojën e duhur. Atletico, aktualisht është shkëputur 5 pikë nga Barcelona dhe 4 nga Real Madrid pas vetëm tri javësh kampionat, duke fituar 1-0 ndaj Getafe e Leganes si dhe 3-2 ndaj Eibar.

Të nisësh kampionat me tri fitore radhazi nuk është shumë e rëndësishme. Kemi lojtarë me përvojë si Raul Garcia, Thiago e Gabi, por nga ana tjetër kam shumë lojtarë të rinj në ekip, që nuk kanë përvojën e duhur”, tha Simeone.

Thomas Partey, Joao Felix, Thomas Lemar, Renan Lodi, Mario Hermoso dhe Saul Niguez janë ende shumë të rinj. Kur fituam titullin në sezonin 2013-2014, lojtarët që kisha në dispozicion ishin më të mirë, ndërkohë që ne tani po punojmë për të ndërtuar një ekip si ai”, tha Simeone.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit