Simeone, luftë e hapur me ish-bashkëshorten: Ajo theu kode të forta të familjes, nuk e fal më

18 Maj 2022
9:33
Alfred Lleshi
back button

Diego Pablo Simeone, trajneri i Atlético Madridit, ka dashur t’iu përgjigjet përmes gazetës ‘La Nación’ disa deklaratave të ish-bashkëshortes së tij (Carolina Baldini), bërë për Ángel de Brito në programin LAM.

“Jam trishtuar që ajo doli për të folur pas 15 vitesh. Aq më tepër duke e ditur që unë nuk fola kurrë për gjithçka që ndodhi dhe dëmin që më shkaktoi. Ajo vazhdon të flasë sikur askush nuk kishte kujtesë. U lodha duke u përpjekur të kujdesem për fëmijët e mi dhe t’i mbroj ata nga mjedisi. Nuk ka kthim pas. Ajo theu kodet e forta familjare dhe unë nuk kam më durim”.

Gazeta ‘La Nación’ publikon se Simeone planifikon të shkojë në gjykatë për të parandaluar Carolina Baldini, nënë e tre fëmijëve të tij më të mëdhenj (Giovanni, Gianluca dhe Giuliano), të vazhdojë të flasë për të dhe familjen e tij në intervista.

Deklaratat e Carolina Baldinit në LAM mbushën gotën e durimit të Simeones, 12 vite pas ndarjes së tyre: “Ndarja na la në marrëdhënie të mira. Gjithmonë ka diçka, nuk do të të gënjej. Por e vërteta është se ndarja ishte shumë miqësore. Unë isha ajo që mora vendimin për t’u ndarë, tha ish-gruaja e “Cholo”. – Kam dhënë gjithçka në çift dhe nuk më ka mbetur asgjë. Dashuria ka mbaruar”.

Në intervistë, Carolina ka dashur të theksojë se pjesëmarrja e saj në spektaklin ‘Show Match’ ka ndikuar shumë në jetën personale gjatë procesit të ndarjes: “Unë po ndahesha dhe rifillova karrierën time të modelingut. Më thirrën për ‘Dancing’ dhe thashë: mirë, më pëlqen të kërcej.

Kur pashë të gjitha zënkat dhe ekspozimin, nuk munda të duroja. Sa isha atje, në pistën e kërcimit, dhe mendova se isha Jennifer Lopez, pastaj pashë notat dhe ato i nxorri gjërat jashtë kontekstit, nuk e duroja dot”.

Në lidhje me situatën aktuale sentimentale, Carolina Baldini tha: “Kam një vit që jam beqare, do të doja të isha në një lidhje, por nuk dua më shumë fëmijë”. Në programin ‘Partnerët e spektaklit’, Paula Varela ka rrëfyer arsyet e ndarjes së Carolina Baldinit dhe Simeone:

“Ajo kishte një lidhje me dikë tjetër. Cholo e fali sepse kishin fëmijë të vegjël. Pra, ata vunë bast përsëri për dashurinë, por më vonë ajo e tradhtoi përsëri me të njëjtin burrë. Shkoi në Meksikë me të dhe me paratë e Simeones”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit