Simeone merr lajmin e dytë negativ, pas Joao Felix dëmtohet edhe lojtari tjetër kyç

28 Maj 2020
15:15
Telesport
back button

Periudha e post-pandemisë në futboll rrezikon që të sjellë shumë dëmtime te futbollistët, siç edhe po verifikohet në Bundesliga, por edhe gjatë seancavestërvitore.

Atletico Madrid, non solo Joao Felix | UFFICIALE: infortunio per ...

Diego Simeone dhe Atletico Madrid kanë marrë lajmin e dytë të hidhur brenda pak kohësh. Pasi kanë humbur për disa javë Joao Felix, edhe Angel Correa ka pësuar probleme muskulore. “Correa e mbylli me dhimbje stërvitjen e ditës së martë. Lojtari i është nënshtruar një rezonance magnetike, që konfirmoi dëmtimin muskulor në këmbën e majtë. Sulmuesi ynë është duke pritur për zhvillime të mëtejshme“, lexohet në komunikatën e Atletico Madrid.

Argjentinasi, që gjatë verës ishte një hap larg transferimit te Milani, këtë sezon ka qenë titullar thuajse në të gjitha ndeshjet, duke shënuar edhe shtatë gola.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit