Simeone merr lajmin e keq, sulmuesi dëmtohet para sfidës në La Liga

29 Gusht 2019
17:25
Telesport
back button

Trajneri Diego Simeone nuk do të ketë në dispozicion në ndeshjen e radhës në La Liga, atë kundër Eibar, sulmuesin Alvaro Morata. Spanjolli është dëmtuar sot gjatë stërvitjes.

Lajmin e konfirmoi vetë skuadra e Aletico Madrid përmes një komunikate, ku sqaron se 26-vjeçari ka pësuar një ndrydhje të gjurit. Për pasojë, ai ka lënë në mes stërvitjen dhe nuk do të stërvitet as në ditët në vijim.

Ende nuk dihet se sa kohë do të qëndrojë pushim sulmuesi Alvaro Morata, por dëmtimi i tij është një goditje e rëndë për trajnerin Simeone. Atletico kryeson renditjen e La Liga me 6 pikë të plota pas dy javëve të para.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit