Simeone, mes ëndrrës dhe fiksimit të babait: Sa herë që i telefonoj, më flet për…

4 Gusht 2020
15:13
Denis Hakanaj
back button

Sulmuesi i Cagliari-t, Giovanni Simeone, ka folur për dëshirën për t’u kthyer në kombëtaren e Argjentinës, por ka zbuluar edhe ëndrrat e babait të tij, i cili është “i fiksuar” me Champions League.

Në një intervistë të dhënë për Ole, 25-vjeçari ka thënë:

“Nga dita që jam grumbulluar me kombëtaren, nuk kam menduar për asgjë tjetër përveçse të kthehem. Nuk do ta harroj kurrë atë ndeshje të parë dhe të fundit kur jam aktivizuar dhe i kam dhënë Dybala-s pasimin për golin e tij të parë”.

“Gjatë karantinës kam bërë diçka që nuk e kisha bërë kurrë më parë. Kam parë stërvitjet e babait tim dhe kam kërkuar të mësoj lëvizjet që bëjnë sulmuesit e Atletico-s”.

“Babai im më ka treguar mijëra video stërvitjesh dhe ndeshjes dhe më ka ndihmuar shumë si të lëviz në fushë. Por nuk bëhet fjalë vetëm për lëvizjet e një lojtari të caktuar, por për lëvizjet e atij lojtari bashkë me shokët e skuadrës. Duhet ta dish mirë se çfarë po bëjnë shokët e skuadrës”.

Në fund, pikërisht në lidhje me Diego Simeone-n, sulmuesi i Cagliari-t ka pranuar:

“Sa herë që e marr në telefon, ai më flet për Champions-in. Mendon gjithë ditën vetëm për Final Eight. Për ndeshjen kundër Leipzig-ut, lojën e bukur që bëjnë. Për lojtarët e tij”.

Me pak fjalë, për Cholo-n është një fiksim i vërtetë…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit