Simeone: Messi dhe Maradona mund të luajnë bashkë, por jo me CR7

14 Maj 2020
22:04
Denis Hakanaj
back button

Gjatë njëinterviste interesante të dhënë për kanalet zyrtare të Federatës Argjentinase të Futbollit, Diego Pablo Simeone ka folur edhe për Lionel Messi-n dhe Diego Armando Maradona-n.

“Janë dy lojtarë të ndryshëm, por mendoj se mund të luanin shumë mirë bashkë”, ka shpjeguar trajneri i Atletico Madrid.

“Njëri është një makinë golash, që më ka krijuar shumë probleme gjatë këtyre viteve. Tjetri ishte futbolli argjentinas. Përfaqësonte të gjithë Albicelesste-n i vetëm”.

“Besoj se Messi është më i pjekur sot dhe ka ndryshuar në një farë mënyre lojën e tij, mendoj se mund të luanin bashkë”.

“Cristiano Ronaldo bashkë me ata? Mendoj se është e komplikuar. Them gjithmonë se nëse një lojtar nuk vrapon nuk është problem, nëse bëhen dy është një problem, nëse janë tre është e pamundur”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit