Simeone nuk grumbullon objektivin e Milanit, por…

18 Gusht 2019
12:23
Telesport
back button

Milan ende nuk ka hequr dorë nga transferimi i sulmuesit Angel Correa edhe pse nuk ka një marrëveshje me skuadrën e Atletico Madrid. Në pritje që palët të bien dakord, sulmuesi 24-vjeçar argjentinas nuk është grumbulluar sot nga trajneri Diego Simeone, për ndeshjen e parë sezonale që “colchoneros” do të luajnë ndaj Getafe.

Kjo gjë ka ndodhur jo për shkak të merkatos, por pasi lojtari është i pezulluar. Correa është ndëshkuar me karton të kuq në javën e fundit të sezonit të kaluar dhe është pezulluar me 1 ndeshje. Çka do të thotë se ai nuk do të luajë në javën e parë të La Liga.

Gjithsesi, Milani ka një strategji për të sjellë lojtarin në Milanello. Duket se edhe kuqezinjtë kanë pritur që lojtari të kalojë këtë javë të parë si i pezulluar për të nisur sulmin final për Correa. Për të, Atletico kërkon 45 milionë euro, ndërsa Milan është gati të ofrojë 35 milionë, çka ka bërë të paqartë situatën e lojtarit.

Sulmuesi argjentinas Angel Correa

Lajme të tjera

Lajmet e fundit