Simeone pasuron Atletico Madrid me 400 milionë euro

12 Korrik 2020
12:40
Denis Hakanaj
back button

Diego Pablo Simeone mund të konsiderohet një minierë ari për Atletico Madrid. Në fakt, nga llogaritë e bëra nga Marca, Cholo ka pasuruar arkat e klubit me 400 milionë euro nga momenti që është ulur në stolin e Chochoneros.

Siç ka nënvizuar e përditshmja spanjolle, sezoni më fitimprurës i Atletico-s nuk ka qenë asnjë nga të dy në të cilët skuadra e Simeones ka arritur në finalen e Champions League, në 2014-ën dhe 2016-ën.

Sezoni më fitimprurës ka qenë ai 2018-19, që ka çuar në arkat e klubi mbi 85 milionë euro pavarësisht eliminimit në 1/8-at e kompeticionit europian më të rëndësishëm për klube.

Në rastet që ka humbur finalet, Atletico ka marrë gjithsesi 50 milionë dhe 70 milionë euro.

Në pritje të përfundimit të këtij sezoni të veçantë që do të pakësojë të ardhurat për shkak të pandemisë, Colchoneros kanë arritur të fitojnë 44 milionë euro deri tani.

Marca ka llogaritur se Atletico ka fituar 385.681 milionë euro me Simeone-n në drejtim.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit