Simeone për rekord, ngjitet në podiumin e trajnerëve të La Liga-s

8 Korrik 2020
14:15
Alfred Lleshi
back button

Diego Pablo Simeone tashmë është në podiumin e La Liga-s. Trajneri i Atlético Madrid e arriti këtë “stacion” të marten, kundër Celta Vigo. Një “markë” e re personale për të. Në fakt, ai kurrë nuk ndalet të mendojë për këto gjëra, gjithmonë thotë se, kur të mbarojë karrierën, do të shikojë prapa dhe të kuptojë çfarë ka arritur. Sidoqoftë, kjo nuk e pengon trajnerin argjentinas të shtojë rekorde personale, që dëshmojnë për karrierën e jashtëzakonshme që ka si trajner.

Me 323 ndeshje zyrtare në krye të Atlético Madridit, ai tashmë është trajneri i tretë në historinë e La Liga-s, në të njëjtin klub. Pra, e kemi fjalën për numrin e ndeshjeve të drejtuara prej tij me “rojiblancos”. Argjentinasi mundi John Benjamin Toshack si trajnerin e tretë, i cili shërbeu më gjatë në një klub; në rastin e uellsianit te Real Sociedad.

Në këtë klasifikim, Simeone ka përpara vetëm Miguel Muñoz, me 424 ndeshje te Real Madridi, dhe natyrisht Luis Aragonés, i cili e drejtoi Atlético Madrid në  407 ndeshje. Për t’i mposhtur ata, “Cholo” duhet të punojë edhe disa sezone të tjera në stolin e skuadrës “rojiblanco”.

Simeone ka 196 fitore, 77 barazime dhe 50 humbje, që kur debutoi kundër Malaga, më 7 janar 2012. Ai ka raportin më të lartë të fitoreve mes tre trajnerëve, që janë në podiumin e La Liga-s. Simeone ka fituar 60.68% të ndeshjeve të tij, karshi 60.61% nga Miguel Muñoz dhe 47.6% nga Luis Aragonés, ose 39.1% nga Toshack i lartpërmendur në stolin e Real Sociedad.

Në mesin e trajnerëve me të paktën dy ndeshje të drejtuara tek Atlético Madrid në La Liga, Diego Simeone është i treti, me përqindjen më të lartë të fitoreve (323 ndeshje – 60.3%), pas Otto Bumbel (30 ndeshje – 66.7%) dhe Antonio Briones (11 ndeshje – 63.6%).

Lajme të tjera

Lajmet e fundit