Simeone përgatit lamtumirën, Atletico kthen sytë nga njeriu i mrekullisë

13 Shkurt 2020
15:07
Denis Hakanaj

Mund të ketë arritur në fund aventura e Diego Simeone-s në drejtimin e Atletico Madrid. Colchoneros po kalojnë një sezon të vështirë dhe duket e vështirë që situata të ndryshojë.

Sipas A Bola dhe Daily Star, ideja për një ndryshim të trajnerit nuk është edhe aq e pamundur. Në fakt, drejtuesit duket se kanë filluar të kërkojnë pasardhësin e mundshëm të Simeone-s.

Dy janë rrugët më të mundshme: Mauricio Pochettino dhe Unai Emery. I pari nuk e ka fshehur dëshirën për të provuar një eksperiencë në Spanjë, ndërsa për të dytin do të bëhej fjalë për një rikthim, duke parë se në të kaluarën ka qenë trajner i Sevilla-s.  

Ekziston edhe një mundësi e tretë që është ajo e Jose Bordalas, i cili po realizon një mrekulli të vërtetë në drejtim të Getafe-s, që mban vendin e tretë në La Liga me një avantazh prej 3 pikësh ndaj Atletico Madrid.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit