Simeone s’ka dyshime: Është më i miri në botë

27 Tetor 2019
14:30
Denis Hakanaj
back button

Atletico Madrid ka marrë një fitore të vuajtur të shtunën në mbrëmje kundër Athletic Bilbao-s.

Colchoneros kanë fituar 2-0 falë golave të Saul dhe Morata, por duhet të falënderojnë portierin Jan Oblak, i cili ka qenë protagonist i disa protjeve që kanë shpëtuar rezultatin.

Trajneri Diego Simeone nuk i ka kursyer elozhet për yllin e tij në përfundim të ndeshjes: Mund të them padyshim se është portieri më i mirë në botë”, ka thënë argjentinasi.

“Përmirësohet vit pas viti, ashtu si skuadra, Duartrokitjet e publikut për ekipin? Njerëzit e shikojnë kur lojtarët japin gjithçka. Tani duhet të rikuperojmë energjitë për ndeshjet e ardhshme”.   

Lajme të tjera

Lajmet e fundit