Simeone: Tifozët e këtyre dy skuadrave më kërkojnë t’i drejtoj në Serie A, do të më pëlqente ta bëja

8 Maj 2023
11:39
Telesport
back button

Trajneri argjentinas Diego Simeone, ka qenë ditën e diel në Itali për të asistuar në stadiumin “Maradona” në festën e titullit të organizuar aty. Me skuadrën e Napoli luan djali i tij, ndaj dhe Giovanni Simeone ka marrë pjesë në këtë festë me ftesën e klubit të saposhpallur kampion në Serie A.

Simeone drejton prej vitesh ekipin e Atletico Madrid dhe shpesh është përfolur për një transferim në Itali. Për “Gazzetta Dello Sport”, argjentinasi saron: “Nuk e di ende edhe për sa vite do të drejtoj. Jam 53 vjeç. Një gjë është e sigurt, që profesioni ynë është shumë interesant”.

Edhe kur lodhem, më mjaftojnë pak ditë pushim për të ndjerë nevojën e ndeshjes. Fusha e gjelbërt është si një drogë për ne. Shpesh më ndodh të takoj tifozët e Interit apo Lazio, të ciëlt më kërkojnë që të rikthehet në Serie A dhe të drejtoj këto dy skuadra, ku kam luajtur e fituar. Ndoshta ndodh një ditë, do të më pëlqente shumë ta bëja këtë gjë”, tha Simeone.

Duke folur për ciklin e tij tek Atletico Madrid, trajneri argjentinas shton: “Kam ende edhe një vit kontratë, të shohim se çfarë do të ndodhë. Stimujt nuk më mungojnë, pasi në një skuadër shpesh ndryshojnë lojtarët dhe ti je i angazhuar për të sistemuar gjërat në fushë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit