Simeone tregon si e mundi Barcelona: Por, ai ekip që pashë ndaj Juventusit të frikëson

22 Nëntor 2020
21:48
Telesport
back button

Atletico Madrid fitoi ndaj Barcelona-s, por trajneri Diego Simeone sigurisht që e quan jo fitore të lehtë dhe madje tepër të vuajtur. Ai ndalet te Barcelona e Torinos, që mundi Juventusin.

Trajneri i Atlético Madrid e komentoi kështu suksesin kundër Barcelonas: “Barcelona kishte një lojë të shkëlqyeshme në Torino, ata dinë të luajnë në mënyrë mbrojtëse në mes të fushës.

Duke marrë parasysh atë që pashë në fushë, të dy ekipet pritën në mesfushë duke u përpjekur të kontrollonin hapësirat dhe pastaj të rifillonin në fazën e sulmit.

Këtë herë shkoi më mirë për ne”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit