Simeone: Urime Modric, por ata të dy e meritonin më shumë

4 Dhjetor 2018
21:02
back button

Diego Simeone ka uruar Luka Modric për çmimin e Ballon d’Or por mendon se Antoine Griezmann ose Raphael Varane e kanë merituar më shumë.

Modric është emëruar lojtari i vitit nga France Football ditën e hënë, duke i dhënë fund dominimit të Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi.

Antoine Griezmann është renditur në vend të tretë, pasi ka pranuar se mund të kishte bërë më shumë për ta fituar çmimin, ndërsa shoku i ekipit te Franca ka dalë në vend të shtatë.

“Të luash për Atletico Madrid e bën më të vështirë se të tjerët për shkak të historisë sonë,” shprehet trajneri argjentinas.

“Siç e tha edhe Griezmann, do të ishte shumë i lumtur po ta fitonte për atë çka dha këtë vit, ai u shpall kampion bote.

“Të gjithë mund të zgjedhin se cili e meriton më shumë. Ne e urojmë Modric, ai bëri një sezon të mirë. Për mendimin tim, më të mirët ishin Varane dhe Griezmann.”

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit