Simms turpëron Koulibaly dhe shtang Chelsea-n në fund (Pamjet)

18 Mars 2023
20:54
Denis Hakanaj
back button

Chelsea ka shpërdoruar një mundësi të mirë për t’ju afruar zonës europiane të renditjes së Premier League pas barazimit 2-2 të regjistruar në Stamford Bridge mbrëmjen e sotme.

Pas një pjese të parë të mbyllur në barazim pa gola, ndeshja është zhbllokuar në fillimin e pjesës së dytë nga një gol i bukur i Joao Felix, që ka dërguar topin në rrjetë me një goditje të bukur diagonale.

GOLI I JOAO FELIX – VIDEO

Pak minuta më mbrapa ka ardhur edhe goli i dytë për skuadrën e Potter, i shënuar nga amerikani Pulisic, por që është anuluar nga arbitri për pozicion jashtë loje.

Në minutën e 69-të ka ardhur reagimi i Everton-it, që ka barazuar shifrat me një gol me kokëk të Doucoure, i konfirmuar nga goal line technology, pasi topi e kishte kaluar vijën.

GOLI I BARAZIMIT I EVERTONIT – VIDEO

Në minutën e 76-të, londienzët janë kthyer në avantazh falë një penalltie të transformuar nga Kai Havertz dhe kur mendohej se Chelsea do të merrte tri pikët, ka ardhur befasia.

Ka qenë Simms ai që ka ndëshkuar skuadrën e Potter në minutën e 89-të pasi ka lënë në vend Koulibaly me një lëvizje shumë të bukur dhe duke kaluar me lehtësi portierin kundërshtar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit