Simulim qesharak dhe lojtari i ndeshjes, Gabigol i bën të gjitha (VIDEO)

11 Korrik 2019
11:40
back button

Gabriel Barbosa vijon të përbëjë lajm me gjithçka ai bën në Brazil, me skuadrën e Flaemngo, që këtë javë u ndal në barazim 1-1, ndaj Atletico-PR për Copa do Brasil.

Sulmuesi në pronësi të Interit u bë protagonist me një simulim qesharak fillimisht, duke u shtritë pas disa sekondash që e goditi me top portieri kundërshtar.

Gjithsesi më vonë, më saktë në minutën 65’ shënoi golin e barazimit, duke finalizuar një aksion të nisur nga jashtë zone.

Në fund të këtij takimi 22-vjeçari u shpall “Lojtari i Ndeshjes”. Gabigol po kalon formë të mirë, teksa në 6 ndeshjet e fundit ka shënuar 5 gola.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit