Sinjale të forta nga Italia, Muriqi në Serie A!

9 Gusht 2020
18:55
Eraldo Harlicaj

Lazio po mendon për sulmin dhe ka rikthyer sërish sytë drejt Vedat Muriqit. Sulmuesi shtatlartë pritet të largohet nga Fenerbahçe, ndërsa drejtori Igli Tare do të shfrytëzojë momentin që asnjë klub nuk ka dhënë ende një ofertë zyrtare.

Sky Sport Italia dhe Sportitalia shkruajnë se turqit duan 18 milionë euro për sulmuesin e Kosovës, por Lazio do të përpiqet ta rrëmbejë me më pak para. Tuttomercato nga krahu tjetër shkuan se drejtuesit e Lazios kanë zbritur në Stamboll për të biseduar për detajet.

Muriqi e mbylli sezonin me 17 gola dhe dhuroi 7 asiste në 36 paraqitje për Fenerbahçen. Caicedo pritet të largohet dhe Muriqi mund të jetë në ndihmë të trajnerit Simone Inzaghi. Tare ka besim te lojtari shqiptar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit