Situata absurde e Demir, Barça do të jetë e detyruar të paguajë 10 milionë euro nëse Xavi e aktivizon përsëri

4 Janar 2022
19:32
Denis Hakanaj
back button

Pas fitores së vuajtur të Barcelona-s kundër Mallorca-s ditën e hënë, për trajnerin Xavi Hernandez vijnë probleme të reja që kanë lidhje me numrin e lartë të mungesave në ekip për shkak të dëmtimeve dhe infektimeve me Covid-19 si Dembele, Umtiti, Gavi, Coutinho, Dest dhe Abde.

Repartet më në vështirësi mbeten sulmi dhe mesfusha, me Pedri, Ansu fati dhe Memphis Depay të ndalur nga dëmtime muskulore.

Problemi është se Xavi do të jetë i detyruar të aktivizojë Yusuf Demir, një nga futbollistët e nxjerrë në shitje nga klubi spanjoll që nëse do të luajë edhe vetëm një ndeshje tjetër, do ta detyrojë Barçën ta blejë përfundimisht për 10 milionë euro nga Rapidi i Vjenës.

Lojtari i datëlindjes 2003 me origjinë turke nuk ka bindur dhe për këtë arsye është nxjerrë në shitje nga drejtuesit e klubit. Megjithatë, Covid mund të përmbysë gjithçka.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit