“Situata e Juventus-it?”, ish-kampioni i botës: Në një kampionat tjetër do të luanin në kategorinë pestë

27 Janar 2023
17:34
Denis Hakanaj
back button

Në 1 Football Club, program radiofonik i drejtuar nga Luca Cerchione që transmetohet te 1 Station Radio, ka ndërhyrë Thomas Berthold, ish-kampion bote me Gjermaninë dhe ish-lojtar, mes të tjerave, i Roma-s dhe Bayern Munich.

Në lidhje me ndeshjen e madhe të fundjavës në Serinë A mes Napoli-t dhe Roma-s: “Axurrët janë favoritë për shkak të dinamizmit dhe për aftësinë për të shënuar. Nuk më pëlqen mentaliteti mbrojtës i Mourinho-s. Unë jam për një futboll argëtues, në mënyrë që të mahnisë publikun.

“Një futboll që është shumë ndryshe nga ai që shpreh Mourinho. Nuk e ndjek shumë futbollin italian. Kam parë derbin e fundit roman dhe kam vënë re kishte shumë pak spektakël. Ky është defekti i futbollit italian.

“Në kampionate të tjerë ka rimte të ndryshëm të lojës, ashtu siç ndryshojnë edhe ndërhyrjet e arbitrave, të cilët nuk fërshëllejnë shumë dhe nuk ndërpritet shpesh ecuria e ndeshjeve”.

Në lidhje me situatën e Juventus-it: “Në përgjithësi futbolli italian ka humbur shumë sepse kam qenë një muaj në Katar dhe kam vënë re edhe atje disa ndryshime. Edhe në atë vend mblidhen për të diskutuar rreth tematikave të caktuara.

“Nuk do të jetë e lehtë për Italinë ta fitojë kandidaturën për të organizuar Euro 2032. Situata e Juventus-it është për të ardhur keq, në një kampionat tjetër do të përfundonte në kategorinë e pestë sepse është Lega ajo që komandon. Kjo është diferenca me Serinë A, sepse blihen të drejtat televizive.

“Këto të fundit dhe paratë janë të menaxhuara në mënyrë të gabuar në futbollin italian, për shkak se nuk bëhet një shpërndarje e ekuilibruar në kategoritë e ndryshme, edhe ato inferiore. Si mund të zhvillohet futbolli italian nëse nuk janë hedhur bazat për rritjen e së rritjen e të rinjve dhe të kampionateve të ndryshëm?”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit