Situata e keqe në Kosovë, dy futbollistë të Vushtrrisë me COVID-19

7 Korrik 2020
15:10
Eraldo Harlicaj
back button

Një lajm shumë i keq vjen nga Vushtrria aty ku klubi ka konfirmuar se ka dy futbollistë të prekur nga COVID-19. Kryesia bën me dije se njëri prej tyre është në gjendje të rëndë. Vushtrria me shumë siguri do të bjerë nga liga.

Presidenti i klubit, Bajrush Kajtazi, ka folur për Insport dhe ka treguar gjendjen e ekipit të tij. “Dy futbollistë janë me simptoma të COVID-19 dhe që të dyve ua janë shfaqur pas ndeshjes së fundit me Flamurtarin. Për momentin ata janë të izoluar, por ne e kemi kuptuar vetëm pas ndeshjes, madje njëri prej tyre është në gjendje të rëndë.

“Ditët në vijim pritet të testohen, por Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) duhet të marrë masa dhe të testohemi të gjithë, së bashku me dy klubet që jemi përballur dy ndeshjet e fundit, që janë Ballkani dhe Flamurtari“, tha kreu i Vushtrrisë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit