“Situata e krijuar përreth nesh s’na lejon që të përqendrohemi në fushë”

30 Janar 2023
12:34
Telesport
back button

Momenti që Juventus po kalon në kampionat është mjaft delikat, sidomos pas penalizimit me 15 pikë dhe humbjes ndaj Monza. Ai që ka analizuar situatën është mesfushori argjentinas Angel Di Maria. Në një intervistë për “Sky Sports” ai nuk fshihet, por pranon vështirësitë e bardhezinjve.

Është një periudhë e vështirë. Po punojmë që të dalim nga ky moment i vështirë dhe të bëjmë më të mirën e mundshme. Ndaj Atalantës bëmë një ndeshje të mirë dhe meritonim më shumë se barazimi. Ndaj Monza bëmë shumë gabime individuale, por duhet të ngrihemi sa më shpejt dhe të mendojmë për sfidën tjetër”, tha Di Maria.

Duhet të mendojmë vetëm për punën, pasi të gjithë kemi përgjegjësi në këtë humbje. Kjo është një situatë disi anormale që na ka rrethuar dhe që ndikon në lojën tonë, pasi nuk na lejon të jemi të përqendruar. Gjithsesi, nuk duhet të gjejmë justifikime, pasi të gjithë kemi një objektiv”, u shpreh argjentinasi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit