Situata e Tomorit dhe merkatoja, Fonseca zbulon çfarë pret nga Babagjyshi i Vitit të Ri

28 Dhjetor 2024
16:49
Alfred Lleshi
back button

Një lajm i keq shoqëron vigjiljen e Paulo Fonseca për Milan-Roma: “Pulisic nuk do të jetë, – tha trajneri portugez, – ka pasur një problem me kyçin e këmbës. Po kështu, Leao dhe Musah nuk do të jenë gati, por shpresoj t’i kem për Superkupën”. Ndërkohë, do të luajë padyshim Jimenez, por “nuk e di nëse si sulmues apo mesfushor”. Bennacer, i rikthyer pas lëndimit, “nuk ka 90 minuta në këmbë, por jam i lumtur që e kam në dispozicion dhe me siguri do të luajë”. Për ndeshjen e parë si ish-trajner kundër Romës, ai tha: “Për mua është një ndeshje speciale, kundër një klubi të madh, që ka një trajner të madh”.

Për herë të parë do të luash kundër Romës si kundërshtar…
Roma është Roma, një klub i madh, një qytet i madh. Ata kanë një skuadër të shkëlqyer, me lojtarë të mirë dhe një trajner të madh, që ka fituar shumë. Kthimi këtu në Itali dhe luajtja kundër Romës është speciale për mua. Kam miq atje, por të dielën, kur të hyj në fushë, do të jetë si çdo ekip tjetër. Pra, do të predominojë dëshira për të fituar, për të bërë një ndeshje të mirë. Për 90 minuta kam vetëm një mendim, të fitoj.

Si është situata me lëndimet?
Prisja që mund ta kishim Pulisic. Ai është mirë, por ka pasur një problem me kyçin e këmbës në dy ditët e fundit. Nuk është stërvitur me ne. Është një problem që ka lindur gjatë procesit të rikuperimit, nuk është gati as për pankinë. Nuk mungon për problemin e mëparshëm, por për këtë të riun që i ka ndodhur. Loftus është shumë më mirë, mendoj se javën tjetër mund të jetë një mundësi. Morata është mirë, gati për të luajtur. Bennacer është mirë, shumë i motivuar. Nuk ka kushte fizike për të luajtur 90 minuta, por është gati të luajë dhe do të luajë. Jam i sigurt që do të luajë. Musah dhe Leao janë më larg, në rikuperim, të shohim nëse mund t’i rikuperojmë për Superkupën.

Si është situata e Theo Hernandez?
Theo ka nevojë për rikuperim fizik. E vërteta është se edhe ai e kupton që mund të bëjë shumë më mirë. Sidoqoftë, sinqerisht, në këto dy ditët e fundit që kemi punuar së bashku dhe kemi folur, jam shumë pozitiv për Theo. Të shohim si do të jetë. Jam pozitiv kryesisht për këto dy ditë të fundit. A mund të luajë titullar të dielën? Duhet të presim dhe të shohim.

Si ndryshon formacioni me Jimenez në vend të Leao?
Janë lojtarë të ndryshëm, Rafa është më i fortë në duelet direkte. Jimenez është i shpejtë, mund të luajë më shumë për asiste dhe krosime. Edhe Jimenez është një lojtar që merr iniciativa individuale. Nuk mund të bëj krahasime të mëdha për lojtarët, ai ka performuar mirë në këtë pozicion. Kam një siguri për të dielën: Jimenez do të luajë. Do të shohim nëse do të jetë sulmues apo mesfushor.

Milan dhe Roma janë zhgënjimi më i madh i kampionatit…
Jo, nuk e mendoj kështu. Jemi larg përfundimit të kampionatit. Nëse bëjmë një krahasim me skuadra të tjera, të themi se vetëm Roma dhe Milani po zhgënjejnë, është shumë e tepruar.

A jeni të kënaqur me atë që ka bërë deri tani Abraham?
Është e vërtetë që lojtarët kanë ulje dhe ngritje. Ai ka pasur një periudhë të shkëlqyer kur luajti me Morata, pastaj ka pasur një periudhë më të dobët. Në total jam i kënaqur me Abraham.

Çfarë kërkoni nga Babagjyshi i Vitit të Ri? Një mesfushor titullar? Si e komentoni mundësinë e largimit të Tomori?
Po mendojmë për të gjitha situatat. Klubi është i vëmendshëm. Ndryshimet do t’i bëjmë me vetëdijen e asaj që është më e mira për skuadrën. Tani jam shumë i përqendruar te ndeshja e së dielës dhe Superkupa. Nuk kemi folur për Tomori, për mua është një lojtar i rëndësishëm.

A është ende i dobishëm Tomori për Milanin? Pas Kalulu te Juventusi, të shtosh edhe Tomorin do të ishte gabim…
Tomori është një profesionist i madh dhe mjaft i rëndësishëm për skuadrën. Edhe kur luan, ose nuk luan, ai punon njësoj, për mua është i rëndësishëm. Ka luajtur tashmë, ka qenë në pankinë, por nuk ka ndryshuar kurrë qëndrim. Të tillë lojtarë për mua janë shumë të rëndësishëm në skuadër, jo vetëm ata që luajnë çdo ndeshje. Edhe Tomori për mua është shumë i rëndësishëm. Nuk mund të them nëse do të luajë ndaj Romës, ose më shumë, por për mua është shumë i rëndësishëm. A mund të luajë si mbrojtës i djathtë? E kam menduar, por më duket e vështirë me karakteristikat tona.

A do të punoni për të pasur një mesfushë Fofana-Bennacer-Reijnders?
Nuk e di këtë gjë. Di vetëm se kush do të luajë ndaj Romës. Ajo që mund të them shumë sinqerisht është se Bennacer nuk ka kushte fizike për të luajtur titullar të dielën, por jam shumë i kënaqur me rikthimin e tij. Ai është shumë i motivuar, po punon shumë mirë, po i sjell skuadrës shumë energji. Ajo që ndjej tani është se mund të jetë shumë i rëndësishëm për skuadrën, me energjinë dhe agresivitetin e tij në stërvitje. Shoh një mundësi që Bennacer mund të jetë shumë i rëndësishëm për skuadrën tonë në pjesën e dytë të sezonit.

Ka shumë sakrifica, por produkti ofensiv i Chukwueze është zhgënjyes… A ju vjen keq që nuk keni stërvitur Saelemaekers?
Nuk kthehem pas, Saelemaekers e di se çfarë mendoj për të. Sinqerisht, jam i kënaqur që po bën mirë te Roma. Për Chukwueze jam dakord. Ai është një lojtar që punon shumë për skuadrën dhe sakrifikohet. Nuk është e lehtë të luash si i katërti mbrojtës, ai po bën mirë. I mungon diçka në zgjedhjet e fundit, mendoj se mund të jetë më vendimtar. Është gjithashtu çështje besimi, ai ka nevojë për përmirësim dhe momente të rëndësishme që e çojnë cilësinë e lojtarëve në nivel tjetër. Po punojmë në këtë drejtim, presim që të sjellë më shumë për skuadrën me zgjedhjet e fundit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit