Situata kritike për Hazard, mbledhje emergjente në Madrid

24 Shkurt 2020
18:37
Eraldo Harlicaj
back button

Situata e Eden Hazardit nuk është aspak pozitive në Madrid. Sulmuesi belg u dëmtua sërish në ndeshjen e fundit ndaj Levantes dhe pritet të mungojë gjatë. Ai pësoi dëmtimin e tij të 3 brenda këtij sezoni futbollistik. 

29-vjeçari u dëmtua në vendin ku ishte i dëmtuar më herët. Ylli i ekipit është në mëdyshje për mënyrën e rikuperimit. Gazetari Jose Sanchez ka deklaruar se në Madrid do të mbahet një takim ku do të vendoset e ardhmja e lojtarit. Stafi mjekësor së bashku me Hazard do të marrin vendimin, në bazë të gjendjes së lojtarit. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit