Situatë e rëndë te Kosova! Pas Rrahmanit edhe lojtari tjetër shqiptar i infektuar nga COVID

20 Nëntor 2020
21:10
Eraldo Harlicaj
back button

Ashtu si pritej dhe pasi Torino kishte lajmëruar se dy futbollistë të ardhur nga kombëtaret kishin rezultuar pozitiv, njëri nga ata është Mërgim Vojvoda.

Futbollisti i kombëtares së Kosovës, shok reparti me Amir Rrahmanin, gjithashtu i infektuar, do të duhet të qëndrojë tashmë në izolim, ashtu si edhe trajneri i tij Giampaolo, që ka disa ditë me Covid-19.

Për Vojvodën nuk ka ende lajm zyrtar dhe konfirmim nga Torino, që ka dashur të mbaj anonimitetin për momentin. Ndërkohë, ky sezon duket i vështirë deri tani për mbrojtësin e djathtë, pasi ai e nisi me një dëmtim në fazën përgatitore.

Por, frika është që shumë lojtarë të tjerë të Kosovës të jenë infektuar duke qenë se kanë ndarë bashkë dhomat e zhveshjes me Rrahmani, rasti i parë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit