Situatë në kufinjtë e absurdit në Bullgari! Presidenti i heq nga dora topin e penalltisë sulmuesit, pastaj i vë kyçin klubit – PAMJET

24 Maj 2022
21:32
Telesport
back button

Në futbollin bullgar ka ndodhur një nga ngjarjet më epike. Skuadra Tsarkos Selo ka rënë nga elita e futbollit bullgar, pasi barazoi me rezultatin në ndeshjen e fundit kundër Lokomotiv Sofia 1929.

Protagonist ka qenë pronari i klubit, Stoyne Manolov. Në kohën shtesë u akordua një penallti për skuadrën e tij, që edhe në rast fitoreje mbetej e fundit për shkak të ndeshjeve direkte me Botev Vratsa.

Jaffa tentoi të merrte përsipër penalltinë për skuadrën e tij, por Martin Kavdanski, qendërmbësojtës dhe kapiten i skuadrës nuk e lejoi afrikanin. Mes Jaffa që fitoi penalltinë dhe ish-mbrojtësi i Tiranës në Superiore pati një debat në fush.

Ne ate moment, presidenti Stoyne Manolov u fut në fushë dhe e nxori nga loja të riun që nuk donte ta lëshonte topin. Jaffa, pjesë e moshave të Milanit dikur, zëvendësoi shqiptarin Redi Kasa. Për të mos mjaftuar e gjitha kjo, Kavdanksi e gjuajti penalltinë dhe portieri kundërshtar e ndali.

Në fund presidenti i Tsarko Selo mori vendimin drastik t’i vinte kyçin klubit të tij dhe deklarata e tij ishte e qartë: “Investimi i parave në futbollin bullgar është mënyra më e lehtë për t’i humbur ato”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit